Sot do të mbahej seanca për zgjidhjen e martesës mes Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia. Për shkak se Princ Leka nuk ka qenë i pranishëm seanca u shty më 11 prill.
Procesi i divorcit të çiftit është shoqëruar me bujë të madhe. Pas një sherri të dhunshëm që agravoi dhe në përplasje fizike, Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë urdhër mbrojtje për njeri-tjetrin.
Kujtojmë se Princ Leka denoncoi në polici më 6 mars babin e Elias, Gjergj Zaharian me akuzën se e ka dhunuar dhe e ka goditur me sende të forta. Nga ana tjetër edhe Gjergji bërë një denoncim me të njëjtën akuzë për Princin, duke mohuar deklaratat e këtij të fundit.
Video e xhiruara nga Princ Leka është bërë pikërisht pas këtij konflikt. Elia dëgjohet duke akuzuar e agravuar Princin se i ka dhunuar të atin 73-vjeçar.
Pas divorcit që vjen pas 7 vitesh martesë dhe rreth 15 vitesh lidhje dashurie, Princ Leka po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi, 26-vjeçarja nga Poliçani.
Dyshja nuk i fshihet më kamerave dhe daljeve publike. Ata janë shfaqur disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit të kapur dorë për dorë. Gjithashtu edhe në rrjetet sociale Princ Leka dhe Blerta shfaqin qartë që kalojnë mjaft kohë me njëri-tjetrin./vizionplus.tv