Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ka shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë për skuadrën e tij Trabzonspor kundër Fenerbahces, shkruan Reporteri.net.
Bardhi golin e ka shënuar në minutën e 63-të, por ishte megjithatë i pamjaftueshëm për të shpëtuar humbjen e ekipit të tij.
GOL | Trabzonspor 1-2 Fenerbahçe
63′ Bardhi pic.twitter.com/KND5lvyPdi
— Anlık Goller (@goalsuperlig1) March 17, 2024
Fenerbahce fitoi me rezultat 3-2, falë golit që e shënoi në minutën e 87-të sulmuesi Batshuayi.
Fenerbahce pas kësaj fitoreje renditet e dyta me 79 pikë, kurse Trabzonspor e treta me 49 pikë.
Lider në Superligen e Turqisë është Galatasaray me 81 pikë. /Reporteri.net/.
Enis Bardhi shënon supergol nga gjuajtja e lirë kundër Fenerbahces / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.