John Oliver ka nxjerrë një teori të re për misterin e momentit, “zhdukjen” e Kate Middleton.
Gjatë “Watch What Happens Live” të martën mbrëma, prezantuesi Andy Cohen e pyeti komedianin britanik mendimet e tij për situatën, duke thënë: “Çfarë dreqin po ndodh me Kate Middleton?”
“Ka një shans që ajo të ketë vdekur 18 muaj më parë. Ata mund të jenë duke e zvarritur këtë situatë”, tha Oliver.
“Nuk po them se ka ndodhur!”, vazhdoi ai. “Unë them se ka mundësi. Derisa të provohet e kundërta. Derisa ta shihni me një kopje të gazetës së ditës.”
Edhe pse kjo ishte një shaka e rradhës e komedianit, britanikët janë vërtetë të shqetësuar për shëndetin e Princeshës. Ajo nuk ka bërë asnjë dalje publike që në Krishtlindje. Foto e parë zyrtare e saj me fëmijët rezultoi e modifikuar dhe kjo shtoi edhe më shumë dyshimet./vizionplus.tv
John Oliver is wondering what’s going on with Kate Middleton! #WWHL pic.twitter.com/vNAxWzj5Uc
— Watch What Happens Live! (@BravoWWHL) March 13, 2024