Sektori për Punë të Brendshme-Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (14.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 gjoba,
“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjashtë masa për tejkalim të shpejtësisë, 23 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, katër masa për kalim në semafor të kuq, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit …”, thonë nga MPB.
Nga atje thonë se kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
MPB-ja vazhdon kontrollet në komunikacion, shqiptohen 167 gjoba në Shkup appeared first on Telegrafi.