Më 19 mars do të jetë raundi i ri i dialogut mes kryebegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se Bashkimi Europian ka bër thirrje për një raund të dytë me dialog, me qëllim normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Radio Evropa e Lirë mëson se në këtë takim pritet të diskutohet për planin e sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë për çështje të tjera, me mundësinë e përfshirjes në diskutime edhe të çështjes së dinarit serb.
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, zhvilloi sot një takim koke më kokë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Pas përfundimit të takimit Escobar zbuloi për mediat temat që diskutoi me Kurtin. Ai tregoi se pati diskutime të mira për çështjen e dinarit.
Ecobar tha se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që Escobar i ka bërë në takim.
“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka thënë Escobar./vizionplus.tv