Zv. ministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev thotë se 48 mijë pasaporta nuk janë miratuar.
“Afërsisht 48 mijë pasaporta në nivel shtetëror nuk janë miratuar, njerëzit janë fotografuar dhe nuk janë printuar, kështu që po e thyejmë afatin ligjor. Në nivel të letërnjoftimeve, numri është 33.000 në nivel shtetëror, ndërsa në nivel të Shkupit 44.000 pasaporta dhe 30.000 letërnjoftime.
Kjo konfirmon edhe një herë tezën se pjesa e brendshme është pothuajse e përfunduar, qytetarët kanë ndërruar dokumentet e tyre personale, ka mbetur vetëm Qyteti i Shkupit”, informoi Bojmacaliev për “Sitel”.
Njëkohësisht, ai theksoi edhe një herë se nuk ka asnjë sabotim në procesin e ndryshimit të dokumenteve personale të qytetarëve.
“Më duhet ta pranoj që kolegët brenda po punojnë shumë, por duhet pasur kujdes që i gjithë procesi të funksionojë normalisht. Nuk ka asnjë problem tjetër, ne kemi nevojë vetëm për menaxhim më të mirë, i cili ka qenë më parë”, tha Bojmacaliev./Telegrafi/
Bojmacaliev: 48.000 pasaporta të pamiratuara në nivel shtetëror, i letërnjoftimeve 33.000 appeared first on Telegrafi.