MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në komunikacion në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, në të cilën janë lënduar dy persona.
“MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në komunikacion në kryqëzimin e rrugës Kumanovë-Kriva Pallankë, rruga lokale drejt fshatit Kleçovc dhe rrugës lokale drejt Makresh, komuna e Staro Nagoriçane, në mes një automjeti “Passat” me targa të Kumanovës drejtuar nga G.S. (53) nga fshati Malado Nagoriçane, komuna e Staro Nagoriçane dhe një veture “BMW” me targa të Shkupit drjetuar nga I.B. (42) nga fshati Dolno Sonje të Shkupit.
Në fatkeqësi lëndime të rënda ka marrë G.S., ndërsa lëndime të lehta ka marrë I.B. të konstatuar në spitalin e Kumanovës.
Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë ekipi policor nga SPB Kumanovë./Telegrafi/
Aksident në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, lëndohen dy persona appeared first on Telegrafi.