Një rafineri nafte në qytetin e Kstovës, në rajonin e Nizhny Novgorod të Rusisë, është djegur për shkak të një sulmi me dron ukrainas, njoftoi përmes Telegram guvernatori rajonal Gleb Nikitin.
“Në mëngjes, zona industriale e Kstovës, një objekt karburanti dhe energjie, u sulmua nga mjete ajrore pa pilot”, tha zoti Nikitin.
Rafineria Norsi e Lukoil ndodhet në këtë qytet. Më herët, agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se operacionet në rafineri ishin pezulluar për shkak të një “incidenti”, duke cituar kompaninë.
Media ruse Baza, e cila konsiderohet të ketë lidhje me shërbimet ruse të sigurisë, foli për një sulm ukrainas me dron. /vizionplus.tv