Emigranti 35-vjeçar, i cili u qëllua në kokë me armë zjarri, mbrëmjen e djeshme në Shën Panteleimon në Greqi ka ndërruar jetë në spital.
Siç raportojnë mediat greke, emigrant nuk ia doli të mbijetonte pavarësisht ndihmës mjekësore që iu ofrua në spital.
Ndërkaq policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nuk ka ende asnjë informacion lidhur me motivin e atentatit ndaj emigrantit fatkeq i cili dha shpirt në spital.
Mediat lokale greke raportuan më herët se ngjarja ndodhi jashtë ambienteve të një lokali me shisha në kryqëzimin e rrugëve Epirou dhe Michail Voda../vizionplus.tv/