Policia e Tepelenës ka zbuluar një lokal në fshatin Krahës 1, të përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike cannabis sativa.
Në pranga ka rënë pronari i lokalit dhe një 35-vjeçar i cili siguronte cannabisin që shitej në këtë ambient. Policia njofton se në pranga kanë rënë shtetasit A. Ç., 35 vjeç dhe H. R., 39 vjeç, të dy banues në fshatin Krahës 1.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi A. Ç. siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, me qëllim përdorimin dhe shitjen në lokalin në pronësi të 39-vjeçarit.
Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit A. Ç., u gjet dhe një sasi farash cannabisi, që posedoheshin me qëllim shitjen.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u identifikua si bashkëpunëtor në këto veprimtari kriminale, dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Krahës 1. Punohet intensivisht për kapjen e tij./vizionplus.tv