Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski tha sot se me ndihmën e vendit dhe ndërkombëtare po punohet për tejkalimin e problemit të sulmit haker në Sh.A. MEPSO me qëllim që të rikthehet funksionimi aktual i operatorit të sistemit elektrotransmetues.
Ai tha se më e rëndësishmja është që të mbrohet infrastruktura kritike dhe që furnizimi me energji elektrike për qytetarët dhe kompanitë të vazhdojë pa ndërprerje.
Sulme të tilla kibernetike, siç tha ai, nuk janë të reja dhe po ndodhin edhe në vende të tjera të rajonit.
“Janë të informuara të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare dhe po punohet me mbështetjen e brendshme dhe ndërkombëtare në tejkalimin e të gjitha këtyre çështjeve në mënyrë që të rikthehet plotësisht funksionimi aktual dhe i rregullt i kompanisë”, tha Boçvarski.
MEPSO ka disa ditë që është nën sulm kibernetik dhe nuk mund t’u japë informacionet e nevojshme pjesëmarrësve në shkëmbimin dhe prodhimin e energjisë elektrike. Siç njoftuan dje nga MEPSO, nuk është kërcënuar integriteti i plotë i rrjetit elektroenergjetik dhe furnizimi me energji elektrike. Nga MEPSO thonë se infrastruktura elektronike kritike nuk i nënshtrohet sulmit, ajo është e sigurt dhe plotësisht funksionale./Telegrafi/
Boçvarski: Ndihmë ndërkombëtare për sulmin kibernetik në MEPSO appeared first on Telegrafi.