Shoqja e ngushtë e Elia Zaharias, Merita Gashi, në Ditën e Ndërkombëtare të Gruas, personi i parë të cilit ia ka uruar 8 Marsin, ka qenë Elia.
“Këtë 8 mars përqafimi i parë, shkon për ty”, ka shkruar ajo teksa ka nisur hashtagun #meelian.
Çifti i njohur, Princ Leka dhe Elia Zaharia, të cilët janë në një proces divorci, janë duke u përballur në Gjykatën e Tiranës pas një përplasjeje fizike që u dokumentua përmes një videoje pak ditë më parë. Incidenti shkaktoi një valë reagimesh dhe çoi në veprime të shpejta ligjore.
Javë më parë pas më shumë se tre muajsh thashetheme, Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan vetë ndarjen e tyre.
Ishte Princ Leka i pari që përmes një reagimi zyrtar, njoftoi ndarjen nga Elia Zaharia, ndërsa bëri të ditur se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore. Princ Leka thekson se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.
Pas Princ Lekës, një reagim erdhi edhe nga Elia Zaharia, e cila teksa konfirmoi ndarjen tha se ky nuk është një realitet që e lumturon. Ajo shkroi se ndër të tjera se nuk do të donte kurrsesi që vajza e tyre, Geraldina, të rritej me prindër të ndarë, por thotë se ishte e vetmja rrugëzgjidhje. /Reporteri.net/
Shoqja e ngushtë e Elia Zaharias: Këtë 8 Mars përqafimi im i parë, shkon për ty / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.