Kina ka ofruar mbështetjen e saj për të mbajtur një konferencë ndërkombëtare paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas ministrit të Jashtëm rus, kjo konferencë mund të sigurojë pjesëmarrje të barabartë të të gjitha palëve dhe diskutime të drejta për të gjitha planet e paqes.
“Qëllimi ynë është të gjejmë rrugën për të nisur bisedimet e paqes. Të gjitha konfliktet duhet të përfundojnë në tryezën e bisedimeve: sa më shpejt të fillojnë bisedimet, aq më shpejt do të vijë paqja”, tha ministri i Jashtëm kinez.
Kohët e fundit, Rusi dhe Kina kanë intensifikuar bashkëpunimet mes tyre. Kina i dha Moskës armatime në këmbim të ushqimeve, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësinë mes tyre e vendosjes së një reaktori bërthamor në Hënë ndërmjet viteve 2033 dhe 2035./vizionplus.tv