Gjykatën e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinjtë që u përplasën me armë zjarri dy ditë më parë, në Pogradec. Këtë të martë u zhvillua seanca gjyqësore për tre të arrestuarit, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri u raportua edhe të plagosur.
Togat e zeza vlerësuan të ligjshëm arrestimin e shtetasve Alted Jolldashi, Deist Meko dhe Klajdi Lotis, për të cilët është vendosur masa e sigurimit “arrest burg”.
Tre të rinjtë u arrestuan pak orë pas ngjarjes ku policia arriti të gjente edhe armët e përdorura në këtë përplasje mes tyrë në një zonë tepër të populluar të Pogradecit pranë stadiumit, ku i plagosur me disa plumba mbeti Alted Jolldashi./vizionplus.tv/