Kristjan Asllani ka postuar në rrjetet sociale momentet e festimit të golit të tij të parë me fanellën e Interit, në një natë që padyshim do të jetë e paharrueshme për mesfushorin shqiptar.
Ai ka pranuar gjithmonë se është një tifoz i zikaltërve dhe të shënonte në “San Siro” ka qenë padyshim e veçantë për të.
“Hera e parë në shtëpinë tonë është edhe më e bukur”, shkruante ai në postimin në Instagram që shoqëronte festën e golit. Postim në të cilin kanë ardhur menjëherë mijëra pëlqime dhe shumë komente. Mes tyre ishte edhe ai i sulmuesit të Interit, Markus Turam, i cili kishte zgjedhur të shkruante në shqip.
“Sa lojtar”, ishte mesazhi i tij për mesfushorin shqiptar, duke marrë edhe ai pëlqime e përgjigje të shumta nga tifozët shqiptarë që ndjekin Asllanin në rrjetet sociale.