Nga fillimi i vitit, deri ditën e premte, më 1 mars, në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsej 120 raste të kollës së keqe, tha sot për AIM-në, Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik.
“Në Klinikën Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve në kryeqytet aktualisht është vetëm një fëmijë me kollë të keqe. Bëhet fjalë për një foshnjë nga Kumanova, i cili është pranuar të premten në Klinikën e Fëmijëve në Shkup dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile, ka konfirmuar për AIM-në, Svetlana Koçeva nga Klinika për sëmundje të fëmijëve.
Komisioni për Sëmundjet Infektive nesër në ora 12:00 do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet për situatën në vend, ndër temat janë kolla e keqe dhe gripi. Informacionin për AIM-në e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit, Zllate Mehmedoviq./Telegrafi/
Në Shkup nga fillimi i vitit janë regjistruar 120 raste me kollën e keqe appeared first on Telegrafi.