Nga rrëshqitja e dheut, rreth 400 nxënës të Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në Pirok të Bogovinës, thuajse çdo ditë me frikë shkojnë në Shkollë, shkruan Alsat.
Mësuesi Agim Rahimi, thotë se rreziku është i madh. Kërkon nga autoritetet të intervenojnë sa më parë.
“Me të vërtetë jemi në rrezik. Është e dyta herë që rrëshqet dheu që shihni pas meje. Ka ndodhur para tredhjet vitesh, dhe vitin e shkuar. Është punuar diçka vitin e shkuar dhe u ndërpre. Premtimet dhe në seminarin që bëmë vitin e shkuar në Tetovë për mbrojtje, na thanë se do vazhdojnë me murin mbajtës dhe kanalin e ujërave që të përcillet deri në fund uji po jo. Apeloj te organet kompetente që të vijnë ta bëjnë punën se kemi 350 nxënës që janë në rrezik”, tha Agim Rahimi, Mësues në Sh.F. “Sami Frashëri” Pirok.
Rrëshqitja e dheut nuk rrezikon vetëm shkollën e fshatit, por edhe një pjesë të shtëpive. Kjo lagje dikur jetonte qetë dhe në harmoni, por nga rrëshqitja e dheut disa banorë të saj mbetën pa shtëpi, e të tjerët që kanë mbetur në këtë lagje, thonë se reshjet pranverore të shiut janë kthyer në makth për ta.
“Këtu në drejtim të kësaj dere ka pasur nën objekt që u detyruan ta dislokojnë shkaku i lëvizjeve tektonike që gjithsesi ndërlidhen edhe me ujërat atmosferik, por unë mendoj se bëhet fjalë për lëvizje tektonike dhe jo vetëm ujit. Por s`kemi ku shkojmë se këto janë tokat tona, shtëpitë tona, s’kemi ku shkojmë ne andaj apelojmë organet komunale dhe të Qeverisë që të rregullojnë këtë problem apo stabilizim të terrenit{, u shpreh një banor tjetër.
“Para ca vitesh ishte vërtetë rrezik, u rrënua toka shumë u hapën vija gropa. Ja sa jemi rehat me fëmijët vijmë i sjellim i marrim vetë, se kjo s’është prej sot, është që nga koha kur unë isha nxënës, i njëjti rrezik është vetëm se tani edhe më i madh është rreziku ka filluar ende më shumë të rrëshqet toka. Disa i kanë lënë tokat, disa shtëpi janë të zbrazura”, tha një banor.
“Problemi i rëshqitjes së dheut këtu në fshatin Pirok të komunës së bogovinës ka filluar tash e tre dekada më parë, ndërsa shtëpia e parë që u shkatërrua nga rëshqitja e dheut ishte një objekt këtu, që tashmë nuk ekziston. Banorët u detyruan që të evakuohen nga ky vend për të gjetur një vend më të sigurt. Banorët tash e tridhjet vite kërkojnë zgjidhje për këtë problem si nga pushteti lokal po ashtu edhe nga ai qendror, por tash e tridhjet vite zgjidhje nuk ka”, raporton gayetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.
Nga Komuna e Bogovinës shkurt na thanë se po punohet në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi bashkë me UNDP-në, dhe se së shpejti do të rinisin punimet në këtë vend./ Alsat.mk
Rrëshqitja e dheut, 400 nxënës në Pirok të Bogovinës shkojnë me frikë në shkollë appeared first on Telegrafi.