
Një emigrant 47-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Kozani të Geqisë, pasi u kap nga policia greke duke transportuar lëndë narkotike me makinë.
Mediat fqinje bëjnë me dije se emigranti po transportonte me makinën e tij 39 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë totale 39 kilogramë dhe 560 gramë.
Policia e Kastorias ka sekeustruar makinën e 47-vjeçarit, pakot me kanabis, dy telefonat e tij dhe një shumë prej 140 eurosh të cilat u gjetën në makinën e emigrantit (dyshohet të jetë shqiptar).
Prokuroria e Narkotikëve pranë Nëndrejtorit të Sigurisë Kastoria ka nisur hetimet paraprake për rastin, ndërsa i arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë Penale të Kastorias.
“Nje 47-vjecar arrestua sot (02.03.2024) në orët e paradites në zonën e Kozanit, nga punonjës policie të Prokurorisë së Narkotikëve në Nëndrejtorinë e Sigurisë Kastoria dhe Skuadrës për Krimet Ndërkufitare (OPDE) të Reparti i Rojës Kufitare Kastoria Mesopotami, shtetas 47 vjeç, për trafikim të një sasie të madhe lënde narkotike.
Më konkretisht, në kuadër të një operacioni të koordinuar policor për të luftuar importimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në vend dhe pas shfrytëzimit të duhur të informacionit nga punonjësit e sipërpërmendur, është lokalizuar në zonën e Kozanit, D.X.E. makinë, e drejtuar nga 47-vjeçari dhe gjatë kontrollit që u krye, brenda mjetit u gjetën -2- çanta udhëtimi që përmbanin -39- pako të improvizuara kanabis të papërpunuar, me peshë totale bruto -39- kilogramë dhe -560- gram”, njofton policia.