Disa ditë pas fjalimit të presidentit rus, Vladimir Putinit dhe kërcënimeve të tij për luftë bërthamore, Ministria Ruse e Mbrojtjes, sipas agjencisë së lajmeve TASS, njoftoi se kishte testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale bërthamore.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se nuk ka ende informacione se ku dhe kur është zhvilluar ky test.
Por sipas autoriteteve ruse, rezultoi të ishte një provë e suksesshme dhe bëhet fjalë për një raketë balistike ndërkontinentale bërthamore.
Vihet re se ky njoftim vjen në vazhdën e deklaratave të presidentit rus gjatë fjalimit të tij të fundit dy orësh, në të cilin ndër të tjera ai u shfaq kritik dhe kërcënues ndaj Perëndimit për përfshirjen e tij në luftën në Ukrainë./vizionplus.tv/