
SHKODËR – Ditën e sotme, gjatë pastrimit të një kanali vaditës në fshtin Bushat, punonjësit e bashkisë kanë gjetur 2 mina të paplasura, të ndryshkura.
Dyshohet se minat i përkasin vitit 1997.
Shërbimet e specializuara të DVP Shkodër, shërbimet mbështetëse dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku vijojnë veprimet për sekuestrimin e 2 minave dhe hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit.
/Vizionplus.tv