Totali i depozitave në nivel vjetor është rritur për 10 për qind, ndërsa kreditë gjithsej për 5.7 për qind, kumtoi sot Banka Popullore.
Nga Banka Popullore thonë se totali i depozitave në janar, janë të pandryshuar në bazë mujore. Në bazë vjetore, totali i depozitave është rritur për 10 për qind, si rezultat i rritjes së depozitave të të dy sektorëve, me një kontribut më të madh të depozitave të sektorit “amvisëri”.
“Në muajin janar, kredia totale është ulur me 0.2 për qind, në krahasim me një muaj më parë si pasojë e rënies së kreditimit për sektorin e korporatave. Kredia totale ka shënuar një rritje vjetore prej 5.7 për qind, e cila vjen si pasojë e rritjes së kredive të të dy sektorëve, me një kontribut më të theksuar të “amvisërive”. Në muajin janar, kredia totale është ulur me 0.2 për qind, krahasuar me një muaj më parë, tërësisht si pasojë e rënies së kreditimit për sektorin e korporatave. Kredia totale ka shënuar një rritje vjetore prej 5.7 për qind e cila vjen si pasojë e rritjes së kredive të të dy sektorëve, me një kontribut më të theksuar të “familjeve”, thuhet në kumtesën e Bankës Popullore.
Totali i depozitave të sektorit të korporatave është ulur për 1.8 për qind në nivel mujor, ndërsa depozitat afatgjate kanë shënuar rritje. Rënie prej 0.7 për qind është vënë re te kreditë për sektorin e korporatave, si rezultat i zvogëlimit të kreditimit në denarë dhe në valutë që është më i theksuari te kreditë e aprovuara në denarë.
Totali i depozitave të amvisërisë ka shënuar rënie të lehtë për 0.1 për qind, ndërsa kreditë kanë shënuar rritje prej 0.3 për qind që më së shumti vjen si pasojë e rritjes së kredive në denarë, ndërsa kreditë në valutë kanë shënuar rritje.
Tek kredia për konsum është shënuar rënie nga 1.1 për qind, ndërsa kredia për banesa shënon rritje prej 0.3 për qind. Kredia për vetura ka shënuar rritje mujore dhe vjetore prej 0.3 dhe 12.6 për qind.
Banka Popullore: Në janar rritje vjetore prej 10 për qind në totalin e depozitave appeared first on Telegrafi.