Lyudmila Navalnaya, nëna e disidentit rus Alexei Navalny, i cili vdiq në një burg Arktik të premten, i bëri një thirrje dramatike vetë Vladimir Putinit që t’ia dorëzonte trupin e djalit të saj.
“Vladimir Putin…më lër të shoh djalin tim për herë të fundit”, thotë ajo në një video-mesazh të publikuar të martën.
“Unë ju bëj thirrje, Vladimir Putin, zgjidhja e këtij problemi varet vetëm nga ju. Më lejoni të shoh më në fund djalin tim. Kërkoj që trupi i Alexeit të kthehet pa vonesë në mënyrë që ta varros në mënyrë humane”, thotë Ludmila Navalnaya në mesazhin e saj.
Alexei Navalny’s mother has called on Vladimir Putin to immediately hand over the body of her son so that she can bury him.
“The decision depends only on you. Let me finally see my son,” Lyudmila Navalnaya said.
Read more here: https://t.co/uxcaf2aTcg pic.twitter.com/zIh00GdZJL
— The Moscow Times (@MoscowTimes) February 20, 2024
Kjo video është xhiruar relativisht afër kolonisë penale mbi Rrethin Arktik ku Navalny kryente një dënim 19-vjeçar dhe ku ai vdiq papritur të premten pas një shëtitje.
Vendet perëndimore dhe mbështetësit e Navalny thonë se presidenti rus Vladimir Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalny.
E veja e Alexei Navalny, Yulia, pretendon se burri i saj u helmua me agjentin nervor Novichok.
Kremlini ka mohuar çdo përfshirje dhe tha se pretendimet perëndimore se Putin ishte përgjegjës ishin të papranueshme. /vizionplus.tv