Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli thotë se opozita shqiptare në koordinimin e rregullt të ditëve të hënë me kryetarin e Kuvendit, Jovan Mitreski dhe koordinatorët e grupeve parlamentare është dakorduar që data konkrete për votimin e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Zgjedhje të jetë 28 shkurti.
“Për arsyen e thjeshtë se gjatë kësaj jave shumë deputetë janë në udhëtime pune jashtë vendit dhe do të jetë problematike të kemi një numër adekuat që duhet për të votuar për anëtarin e KSHZ-së. Megjithatë, mundësia mbetet e hapur, nëse ka një numër të mjaftueshëm deputetësh, ta bëjmë këtë gjatë kësaj jave. Për këtë çështje do të bëhen edhe konsultime. Por nëse nuk ia dalim këtë javë, 28 shkurti mbetet një datë e sigurt. Ka qenë hap pozitiv që anëtari ynë në KSHZ ka shkuar në Komisionin Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime. Është një akt pozitiv”, tha Zendeli.
Ai tha se nuk pret ndonjë vështirësi apo problem në votën e kandidatit të tyre Abdush Demiri për anëtar të ri të KSHZ-së./Telegrafi/
Zendeli: 28 shkurti është data për të cilën mund të votohet për anëtarin e ri të KSHZ-së appeared first on Telegrafi.