Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj.
Kreu i ILD-së, i ka dorëzuar një raport qeverisë së gjyqësorit, ku vihet në dukje konflikti i interesit nga ana e magjistratit.
Në raport thuhet se nga hetimi disiplinor rezulton se nga ana e magjistratit, janë ndërmarrë veprime që përbëjnë një mospërmbushje të rregullt të detyrës.
Sipas Metanit, gjyqtari ka përdorur statusin e magjistratit me qëllim krijimin e përfitimeve për të tjerët si dhe në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut te drejtësia./vizionplus.tv