IDF pretendon se ka neutralizuar një komandant të lartë të Hezbollahut, së bashku me zëvendësin e tij, gjatë një sulmi në Libanin jugor dje.
Sipas IDF të mërkurën mbrëma, avionët luftarakë goditën një ndërtesë në Nabatieh, e cila përdoret nga Hezbollahu.
Ali Muhamed al-Debes dhe zëvendësi i tij Hassan Ibrahim Issa u vranë gjatë sulmit.
The IDF says it struck several Hezbollah positions in the last few hours, in south Lebanon’s Blida and Maroun al-Ras. pic.twitter.com/hMirGxvYNl
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) February 15, 2024
Sipas IDF, al-Debes, komandanti i Forcave Radwan, ishte një nga organizatorët e bombardimeve në kryqëzimin Megiddo në veri të Izraelit në mars 2023, dhe planifikoi dhe kreu sulme të tjera kundër Izraelit, përfshirë gjatë luftës së vazhdueshme me Hamasin në Gaza.
Raportet e mediave theksojnë se ai ishte në krye të çështjeve palestineze në organizatën terroriste Hezbollah.
IDF thotë se ka goditur gjithashtu disa pozicione të Hezbollahut në orët e fundit, në Blinda dhe Maroun al-Ras të Libanit jugor./vizionplus.tv