Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson se po trajtohen jo barabartë qytetarët që kanë ndryshuar dokumentet me emrin e ri të shtetit dhe kanë paguar për to, dhe u bën thirrje institucioneve që të marrin masa për të siguruar trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve në procedurat për ndryshimin e dokumenteve të vlefshme me emrin e ri të shtetit.
Qëndrimi i tyre vjen me rastin e vendimit të djeshëm të Qeverisë për dhënien e patentë shoferëve dhe lejeve të qarkullimit pa pagesë.
“Në këtë rast, nuk ka bazë diskriminuese, ka trajtim të pabarabartë, por jo diskriminim. Institucionet duhet të marrin masa për të siguruar trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve në procedurat e ndryshimit të dokumenteve të vlefshme me emrin e ri të shtetit”, thuhet në njoftimin e Komisionit.
Nga aty kujtojnë se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të barabartë në dokumente personale të vlefshme.
“Mosdhënia e dokumenteve personale të vlefshme nga ana e shtetit mund të cenojë të drejta të tjera të qytetarëve, si e drejta për lëvizje të lirë, e drejta për punë, e drejta për kujdes shëndetësor etj. Mirëpresim masat e marra nga qeveria për pajisjen me dokumente personale për të gjithë qytetarët, por ato janë të parakohshme, gjë që cenon sigurinë juridike të qytetarëve”, thonë nga Komisioni./Telegrafi/
“Nuk është trajtim i barabartë që disa të paguajnë e disa jo për lejet për vozitje”, thotë Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi appeared first on Telegrafi.