Shoqatat e transportuesve ende nuk kanë dorëzuar kërkesë zyrtare në Qeveri për t’u dhënë prioritet lëshimit të të gjitha dokumenteve personale të nevojshme për kompanitë e transportit, duke qenë se ekonomia e Maqedonisë varet nga importi i mallrave, njofton zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi biseduar me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe nuk kanë asnjë problem serioz. Mund të ketë përjashtime nga transportuesit që nuk e kanë zgjidhur çështjen e lejeve të shoferit dhe librezat. Nëse vendoset si domosdoshmëri, ne jemi të gatshëm të dalim në mbështetje të kujtdo qoftë nga sektori privat apo publik. Jemi gati të bisedojmë”, theksoi Bytyqi.
Sot është njoftuar se shoqatat i kanë dërguar një iniciativë ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, me të cilën kërkojnë mbështetje në lidhje me të gjitha procedurat që janë duke u zhvilluar, me qëllim që t’u jepet përparësi shoferëve profesionistë dhe kompanive të transportit./Telegrafi/
Bytyqi: Jemi të gatshëm të diskutojmë për lëshimin e dokumenteve personale me prioritet për transportuesit appeared first on Telegrafi.