Për ditën e mërkurë mbi vendin tonë pritet përmirësimi i mëtejshëm i kushteve atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur apo mjegullinës.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpjetësi mesatare deri në 10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi e cila arrinë deri në 14-18m/sek. Deri i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -1 deri 10°C
në zonat e ulëta -1 deri 16°C
në zonat bregdetare 3 deri 16°C
/vizionplus.tv