Angli– Një burrë ka habitur policinë pasi telefonoi 999 dhe denoncoi veten për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.
Policia e Yorkshire-it të Veriut tha se telefonata erdhi pak para mesditës të së hënës nga një burrë i cili tha se “po ngiste në gjendje të dehur dhe nuk e dinte se çfarë po bënte”.
Shoferi, i cili është rreth të 50-tave, i tha oficerit se ishte në Knaresborough dhe kishte pasur “një fundjavë të rëndë”.
Oficerët thanë se sasia e alkoolit që ai kishte konsumuar ishte tre herë më e lartë se vlera e lejuar.
Ai u arrestua nën dyshimin për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe mbeti në paraburgim, shtoi një zëdhënës i forcës./vizionplus.tv