Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (12.02.2024) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 193 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 193 masa, nga të cilat 21 për tejkalim të shpejtësisë, 19 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë masa për kalim në semaforë të kuq, gjashtë masa për përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë…”, thonë nga MPB.
Nga atje thonë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Shqiptohen 193 masa në Shkup, 21 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.