Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski tha se vlefshmëria e lejeve për vozitje do të vazhdohet edhe për 10 muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mund t’ju informoj se pothuajse të gjitha grupet parlamentare kanë dhënë mbështetjen e tyre, sot në orën 17:00 ose 18:00, me sa di unë, është caktuar seanca e Kuvendit, në të cilën do të kalojë një ndryshim në ligjin për lejen e vozitjes, e cila do të zgjasë periudhën e vlefshmërisë vetëm për brenda shtetit.
Mendoj se ligji do të jetë 10 muaj plus, rreth 270.000 leje për vozitje duhet të ndryshohen në 10 muajt e ardhshëm dhe kjo është e realizueshme”, tha Pendarovski.
Siç shtoi Pendarovski, është mirë që më në fund gjithçka po shkon në drejtimin e duhur dhe që partitë arritën një konsensus që është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët./Telegrafi/
Pendarovski: Do të shtyhet edhe për 10 muaj vlefshmëria e lejeve për vozitje appeared first on Telegrafi.