Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën nga Kongresi i Lushnjës u vendosën më 11 shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë. ndonëse në ato vite mungonte një kushtetutë e shtetit shqiptar Tirana u bë përfundimisht kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në janar 1925. Por cilat ishin arsyet që u vendos të shkohej drejt Tiranës kryeqytet ?
“Në përfundim të kongresit qeveria kombëtare që krijoi kongresi i leshnjes nuk ju drejtua Durrësit për faktin se nuk donte që të krijonte përplasje me qeverinë e Durrësit sepse ishte rreziku i një lufte civile. në vitet 1921 deri në 1924 çështja e kryeqytetit u bë një nga pikat më të nxehta politike ku grupe të ndryshme për interesa të tyre të ngushta tentuan që ta zhvendosnin kryeqytetin nga Tirana dhe ta vendosnin në një qendër që ata kishin interes.”, tha historiani Beqir Meta.
Rrugëtimi gjatë këtij shekulli ka qenë i mbushur me peripeci. Historiani Beqir Meta tregon se sa i përmbushte Tirana kriteret për të marrë e për të mbajtur titullin kryeqytet u Shqipërisë.
“Tirana disa kushte i plotësonte, kryesisht ato gjeo-politike. Ishte një qytet në qendër të Shqipërisë, shumë afër potit të Durrësit por ishte dhe disi lart për të mos u sulmuar nga flotat e huaja. Dhe në këtë aspekt ishte i përshtatshëm dhe për faktin e siguronte lidhje mes gjithë krahinave të Shqipërisë, pra kishte një pozicion strategjik te bekuar”, shtoi Meta.
Data 11 shkurt është e një rëndësie parësore në historinë tonë kombëtare. Ndaj një rrugëtim historik përmes fotografive dhe dokumenteve do të vije i pasqyruar përmes dy ekspozitave të organizuara nga drejtoria e arkivave.
“Ajo çka rezultoi është se Tirana i kishte të gjitha kapacitete për t’u shndërruar në epiqendrën ekonomike, kulturore, dhe politike dhe ne këtë duam të pasqyrojmë përmes dy ekspozitave që do të jenë të hapura për publikun. Një nesër te Pedonalja dhe tjetra te presidenca ku do të sjelli foto dhe dokumente të rralla që tregojnë rrugëtimin 104-vjeçar të Tiranës si kryeqytet.”, tha drejtori i DPA-së Ardit Bido.
Në prag të 104-vjetorit të Tiranës kryeqytet edhe bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh përgjatë gjithë ditës së shtunë./vizionplus.tv