Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka thënë se është gjithçka gati për nisjen e punimeve për stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Çeku ka thënë se punimet do të monitorohen në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet.
“E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit.
Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar.
Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/
Çeku: Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, vonesat nuk do të tolerohen / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.