Një studim i ri në Universitetin e Pensilvanisë, nga mjekë me renome, zbuluan se mund të jetë e mundshme të përmirësohen rezultatet për pacientët me kancer në kokë dhe fyt, duke injektuar lidokainë të zakonshme anestezike lokale pranë vendit ku është nisur tumori, shkruan freethink, përcjell Reporteri.net.
Lidokainet janë tretësira për injeksion. Bëjnë pjesë në grupin e anestezikëve lokalë të tipit amidik. Lidokaina ul përshkueshmërinë e membranës së qelizave nervore.
Më 2022, shkencëtarët në Pensilvani zbuluan shumë kancere në kokë dhe fyt, që përmbajnë T2R dhe se aktivizimi i proteinave me përbërës të hidhur shkaktojnë vdekjen qelizore.
Përmes këtij studimi të ri, mjekët zbuluan se lidokaina mund të aktivizojë T2R14 – një receptor i shijes së hidhur që gjendet në nivele të larta në shumë qeliza kanceroze – duke çuar drejt vdekjes së qelizave.
Ryan Carey, kirurg që mori pjesë në këtë studim, tha se përdorin lidokainën gjatë gjithë kohës.
“Ne e dimë se lidokaina është e sigurt, dhe jemi të qetë në përdorimin e saj, gjithashtu është lehtësisht e disponueshme, që do të thotë se mund të përfshihet në aspekte të tjera të kujdesit për kancerin e kokës dhe qafës”, tha ai.
Studimi i Universitetit të Pensilvanisë jo vetëm që zbulon se ilaçi aktivizon T2R14 për të shkaktuar vdekjen e qelizave, por gjithashtu identifikon dy mekanizma që mundësojnë këtë aktivizim: mbingarkesën e joneve të kalciumit mitokondrial dhe frenimin e proteazomës./Reporteri.net/.
Lidokainet i bëjnë qelizat e kancerit të vetëshkatërrohen, thotë një studim i ri / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.