Qeveria teknike në vendin tonë është një fenomen botëror, i cili nuk ekziston askund në botë dhe mendoj se do të ishte një fenomen tjetër botëror nëse një qeveri që është përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve arrin të bjerë, tha lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
Ai theksoi se sipas tij kjo nuk do të ndodhë, po ashtu ka ndodhur që qeveria teknike të arrijë të organizojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike.
Kovaçevski po ashtu theksoi se në vend kemi disa fenomene, si qeveria teknike, PSP dhe ATO, të cilat, siç thotë ai, kanë qenë rezultat i mënyrës se si ka qeverisur OBRM-PDUKM deri në vitin 2016.
“Një fenomen është qeveria teknike apo e Përzhinos, fenomeni i dytë është PSP që nuk ekziston më, dhe fenomeni i tretë është ATO që nuk ekziston askund në botë dhe kjo është e gjitha rezultat i mënyrës se si ka qeverisur OBRM-PDUKM deri në vitin 2016”, tha Kovaçevski./Telegrafi/
Kovaçevski: Do të jetë fenomen botëror nëse bie qeveria teknike appeared first on Telegrafi.