Edhe sot vazhdoi protesta dhe bllokimi i hyrjes dhe daljes së Çashkës nga protestuesit të cilët janë kundër mësimit në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Todor Janev”.
Protesta e sotme bllokoi për tre orë e hyrje-daljet e banorëve të fshatrave përreth Çashkës kanë. Protestuesit këmbëngulin në kthimin e kompetencave të shkollës kryetarit të komunës së Çashkës, dhe zhvendosjen e paraleles me mësim në gjuhën shqipe në një fshat tjetër.
Nga 27 nëntori i 2023 nxënësit maqedonas e ndërprenë mësimin shkaku i hapjes së paraleles në gjuhen shqipe dhe më pas nga ana e protestuesve u bllokua i gjithë procesi arsimor edhe për 80 nxënësit shqiptarë të cilët ndjekin mësimin në gjuhen maqedonase.
Deri tani Ministria e Arsimit ende nuk ka ndonjë propozim për zgjidhje të situatës dhe kthimin e 150 nxënësve shqiptarë dhe maqedonas në bankat shkollore./Alsat/
Vazhdon protesta në Çashkë, nuk lejohet hapja e paraleles shqipe appeared first on Telegrafi.