Ministria e Punëve të Brendshme dje (01.02.2024) ka vijuar me kontrollet aksionare në zonën e qarkullimit rrugor.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 gjoba, nga të cilat 16 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 15 për vozitje pa patentë shofer, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur, shtatë gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB.
Gjoba për 153 shoferë në Shkup, 16 për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.