ProCredit Bank ka kënaqësinë e veçantë të informojë klientët dhe kolegët e saj se pas rinovimit të degës në Tetovë, është rihapur me një pamje të re dhe dizajn bashkëkohor, që shpreh edhe vlerat dhe vizionin e bankës për krijimin e një kulture pozitive pune.
Dega ndodhet në të njëjtin vend në rr. “Boris Kidriç 1”, tek rrethrrotullimi në qendër të Tetovës.
Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe qasjes së personalizuar ndaj klientëve, ProCredit modernizoi degën në Tetovë, duke ofruar kështu një përvojë edhe më të mirë për klientët e saj dhe duke kontribuar në një mjedis pune më produktiv dhe komod për nëpunësit.
Klientët në degën e rinovuar do të kenë qasje edhe në të gjitha shërbimet digjitale në Zonën 24/7 e re moderne, e cila është e pajisur me bankomate moderne, mundësi për hyrje në qarkullim ditor, drop box, dhe pagesa në denarë dhe euro. Zona e modernizuar 24/7 i lejon klientët të kryejnë detyrimet e tyre bankare në çdo kohë pa pritur në radhë në sportel.
Ju presim në të njëjtin vend në një degë të re!
Dega e ProCredit Bank në Tetovë me pamje të re appeared first on Telegrafi.