Talat Xhaferi ka marr këtë të hënë detyrën e kryeministrit teknik të Maqedonisë së Veriut. Gjatë konferencës për shtyp, paraardhësi i tij Dimitar Kovaçevski i ka uruar punë të mbarë, duke bërë thirrje për mbështetje.
Kovaçevski ka evidentuar dhe zhvillimet që ka bërë gjatë kohës që ka qenë në krye të vendit.
“Ne kemi mbrojtur standardin e qytetarëve. Si asnjëherë deri më tani janë realizuar mbështetje e lartë dhe janë kthyer para te qytetarët si asnjëherë më parë. Gjithashtu kemi stabilizuar dhe prodhimin vendas. Përsa i përket fermerëve marrin subvencione, ky është sukses i madh që tregon përparimin.
Kemi forcuar partneritetin strategjik në SHBA. sa më shpejt do të jemi pjesë e Bashkimit Europian. Gjithashtu kemi treguar një pjekuri politike dhe kemi realizuar disa cikle zgjedhore. Përvoja ka treguar që duhet të bazohemi në parime. Sot është një kohë tjetër, ku e kaluara është histori. Tani është koha që asnjë nuk do të varet nga ne sepse kemi siguruar shumë aleatë. Tani është koha për një mbështetje se sa shpejt do të shkojmë drejt Europës. Në emër të kësaj japim mbështetje që të vazhdohet në këtë rrugë. Ne kemi energji, miq, bashkëpunim dhe zgjidhje. Dua t’ju falenderoj për besimin e palodhshëm, dua të falenderoj mediat për besimin dhe dua t’i uroj kryetarit të qeverisë punë të mbarë”, u shpreh ndër të tjera Kovaçevski./vizionplus.tv