Deputeti i Lidhjes Demokratike, parti opozitare, Pavle Trajanov, nga foltorja e akuzoi Ali Ahmetin për nacionalizëm me zgjedhjen dhe euforinë për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria teknike nuk do të ketë mbështetjen time pasi një qeveri e tillë nuk është e rëndësishme më për vendin. Ali Ahmetit dua t’i them se triumfalizmi i tij për zgjedhjen e sotme është nacionalizëm klasik. Përkatësia etnike në vend, të ndonjë kandidati për kryeministër nuk duhet të jetë e ekspozuar pasi jetojmë në një vend multietnik që mëton të shkojë në BE. Zotëri Ahmeti, ju e dërgoni Maqedoninë pas me triumfalizëm dhe nacionalizëm. Qytetarët duan shtet funksional e jo shtet euforik. Të rinjtë nuk punësohen me triumfalizëm” tha Trajanov.
Trajanov me partinë e tij ka qenë pjesë e shumicës por u largua pasi vlerësoi se shteti nuk shkon drejt rrugës evropiane. /Telegrafi/
Trajanov: Zgjedhja e Xhaferit për kryeministër shitet si nacionalizëm appeared first on Telegrafi.