OBRM-PDUKM nuk ka ndonjë ofertë programore, dhe konfirmoi se nuk ka as potencial kuadro, akuzojnë sot nga LSDM.
“Për MPB-në, OBRM-PDUKM ka ofruar Pançe Toshkovskin, i cili është mik personal i Mickoskit, bashkëpunëtorit të tij shumëvjeçar. Në mungesë të kuadrove profesionale, që njohin punën e MPB-së, padyshim që marrëdhëniet personale janë kriteri i vetëm.
Gjoko Velkovski është kryetar i Komitetit Komunal të OBRM-PDUKM-së në Kryesi dhe këshilltar në komunë. Është emëruar sekretar i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit dhe më pas është shkarkuar.
Stefan Andonovski është edhe këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Kaosi që po ndodh në Shkup bën të ditur se çfarë mund të pritet nga kuadro të tilla të Mickoskit në Qeverinë teknike.
Elena Petrova është e punësuar në DAP, ajo është e njohur në mesin e kolegëve të saj se ka punësuar motrën e saj në DAP gjatë kohës që ishte në pozitë drejtuese.
Cvetan Tripunovski është mishërimi i matricës së regjimit në OBRM-PDUKM, i cili si kuadër i Gruevskit ka përkrahur politikat destruktive të OBRM-PDUKM-së në bujqësi, ndërsa ka edhe kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
LSDM: OBRM-PDUKM propozoi kuadro të dobëta për Qeverinë teknike, nuk kanë ofertë as për kuadro dhe as për program appeared first on Telegrafi.