Ambasadori belg në Maqedoninë e Veriut, me seli në Sofje, Frederic Meris, sonte në një ngjarjen të organizuar nga Lëvizja Evropiane, prezantoi prioritetet e presidencës belge të BE-së, ndër të cilat, siç theksoi, theks i veçantë do të vihet zgjerimit.
“Zgjerimi i BE-së është gjithashtu një temë shumë e rëndësishme në axhendën e presidencës belge. Belgjika është e bindur për rëndësinë strategjike të zgjerimit. Ajo është gjithashtu e bindur se është një proces i bazuar në merita që kërkon reforma.
Por gjithashtu, gjatë presidencës sonë, ne duam të arrijmë disa rezultate në drejtim të zgjerimit, duam të kemi një kuadër negociues me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë dhe Mali i Zi”, theksoi Meris.
Ambasadori përmendi edhe planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, në të cilin, tha ai, duhet të finalizohen të gjitha rregulloret financiare, të cilat duhet të futen në mënyrë që të zbatohet më shpejt./Telegrafi/
Meris: Gjatë presidencës belge duam të arrijmë rezultate në zgjerim të BE-së appeared first on Telegrafi.