
BDI sot ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovskit për atë se nëse Arben Taravari i bashkohet BDI-së do të bëjë vetëvrasje politike.
Nga atje thonë se deklarata e nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së është dëshmi e ambicies së tyre të rrezikshme për të bërë inxhiniering të skenës politike shqiptare.
“Nga atje thonë se deklarata e nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së se “bashkëpunimi i një partie shqiptare me BDI-në është vetëvrasje politike” nuk është gjë tjetër veçse: dëshmi e ambicies së tyre të rrezikshme për të bërë inxhiniering të skenës politike shqiptare, me synim krijimin e një strukture shqiptare marionetë nën kontroll – dhe njëkohësisht; dëshmi e urrejtjes dhe hakmarrjes së tyre ndaj BDI-së dhe shqiptarëve – për qëllime të thella gjeopolitike, antieuropiane dhe shoviniste.
Pse kjo urrejtje dhe hakmarrje ndaj BDI-së dhe shqiptarëve?
E para, sepse BDI e integroi vendin në NATO – një hap që i shqetësoi sponsorët e tyre rusë dhe nuk lejoi që vendi të ankorojë në “botën serbe”.
E dyta, sepse BDI e mbajti të gjallë perspektivën europiane të vendit – gjë që i trembi oligarkët që shpresonin se, duke e mbajtur vendin jashtë BE-së, do të ruanin monopolin mbi privatizimet e tyre kriminale.
E treta, sepse përmes agjendës europiane, vendi është vendosur nën vëzhgim të rreptë përmes Kapitujve 23 dhe 24, që lidhen me sundimin e ligjit. Kjo i tremb politikanët e korruptuar që shpresonin të vazhdojnë aktivitetet e tyre në errësirën e mungesës së monitorimit.
E katërta, sepse BDI e zbatoi Marrëveshjen Kornizë, e cila solli barazi mes të gjitha komuniteteve – diçka që shqetësoi bërthamat nacionaliste që ëndërronin për epërsi etnike mbi qytetarët e tjerë.
E pesta, ambicia për të krijuar një strukturë shqiptare marionetë që do t’i shërbejë politikave antieuropiane, diskriminuese dhe shoviniste të kësaj qeverie antishtetërore”, reagojnë nga BDI.
Nga atje thonë se këto janë arsyet e vërteta të fobisë së tyre ndaj BDI-së, sepse BDI promovon një shtet të barabartë, mbron karakterin multietnik, hapi portat euroatlantike dhe e largoi vendin nga projektet autoritare dhe antieuropiane./Telegrafi/
BDI: Deklarata e Nikollovskit është dëshmi e ambicies së rrezikshme për të bërë inxhiniering të skenës politike shqiptare appeared first on Telegrafi.