
Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë (LSM) sot bëri thirrje për protestë më 1 Maj ku do të kërkojnë rritje të pagave minimale dhe të tjera dhe kushte më të mira të punës. Protesta do të fillojë në ora 11 para Shtëpisë së punëtorëve dhe janë ftuar të marrin pjesë Shoqatat sindikale në LSM dhe anëtaret e saja, sindikata të tjera, punonjësit, qytetarët, luftëtarët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut.
“Të gjithë ata të cilët mendojnë mirë për punëtorin duhet të na bashkohen në këtë 1 Maj dhe përmes protestës të shprehin pakënaqësinë e punonjësve për shkak se pagat në Maqedoni janë të mjerueshme, nuk rriten siç parashihet me marrëveshje kolektive dhe Qeveria dhe punëdhënësit refuzojnë të rrisin pagën minimale në 500 euro dhe të rrisin të gjitha pagat e tjera me të paktën 100 euro”, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.
Kushtet e padenja për punë dhe pagat e padenja, potencoi, janë motivi kryesor këtë vit për 1 Maj që të protestojmë, ndërsa jo për të marshuar.
“Sot nuk është koha kur duhet të festojmë, duhet të ndryshojmë traditën dhe si të gjitha vendet e tjera të BE-së, të dalim në protestë dhe të shprehim kështu pakënaqësinë e punëtorëve. Ka shumë arsye PËR, por asnjë KUNDËR daljes në protestë për 1 Maj. Prandaj dërgoj apel, ftesa është e hapur për të gjithë ata të cilët besojnë se duhet të na bashkohen me këtë 1 maj dhe së bashku mund të tregojmë se paga minimale në Maqedoni është e mjerueshme, gjegjësisht më e ulëta në rajon”, tha Trendafillov.
LSM bën thirrje për protestë më 1 maj: Pagat në Maqedoni janë të mjerueshme appeared first on Telegrafi.