
Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos.
Kampionia olimpike e mposhti në çerekfinale me një Ippon spektakolar holandezen Naomi Van Krevel.
Paraprakisht, garuesja kosovare në të tetën e finales me lehtësi e kishte eliminuar serben Milica Nikolic, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në gjysmëfinale, Krasniqi do të ketë punë me spanjollen Ariane Toro Soler.
Kështu, “Disi” po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes në Kampionat Evropian, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Kurse, garuesja tjetër kosovare, Laurine Gashi, po ashtu në kategorinë deri në 52 kilogramë, u ndal në meçin e parë pasi u mposht nga portugezja Raquel Brito.
Akil Gjakova dhe Dardan Cena, dy garues të tjerë të Kosovës, do të garojnë nesër në kategorinë deri në 73 kilogramë. /Express
Distria Krasniqi shkon në gjysmëfinale të Evropianit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.