
Spektakli madhështor i Big Brother VIP Albania 4 u mbyll mbrëmjen e së shtunës me shpalljen e fituesit të këtij edicioni.
Pas më shumë se 100 ditësh brenda shtëpisë më të famshme në vend, publiku vendosi Gjestin si triumfues të madh të këtij rrugëtimi emocionues.
Rozana Radi, e cila arriti deri në vendin e dytë, u prit në studio me shumë duartrokitje.
“Ka qenë një natë shumë e bukur. Jam shumë e lumtur që e ka fituar Gjesti këtë rrugëtim. E them pa asnjë rezervë, sepse e kam dashur atë Nubin e vogël, me gjithë ato pislliqet e vogla që bënte.”
Fjalët e saj u pritën me buzëqeshje nga publiku dhe banorët e tjerë, duke treguar qartësisht se, pavarësisht garës, mes tyre kishte lindur një marrëdhënie e veçantë.
Fjalët e para të Rozanës pasi Gjesti u shpall fitues / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.