
Zëvendës kryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka qenë mysafir i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni ku ka folur për ngjarjet e fundit në VLEN dhe për qeverisjen e këtij koalicioni në qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse flasim për parime kombëtare, me shumë seriozitet e kemi bisedu, nëse flitet për komunat Bërvenica, Çashkën, Butelin, Dollnenin por edhe Kërçova, ku rrezikohet udhëheqësia shqiptare, ne nuk kemi hasmëri. Ne do ulemi dhe do flasim, por do ulemi të flasim si VLEN. Ne nuk ulemi as me BDI-në të flasim si individ, pasi këtu kalon në rafsh personal dhe interesa personale” u përgjigj Mexhiti në pyetjen se a do të bashkëpunonin me Aleancën për shqiptarët të Arben Taravarit, pas ngjarjeve të fundit në VLEN.
Në lidhje me debatet brenda koalicionit VLEN lidhur me listat për këshilltarë, Mexhiti tha se listat e hapura në zgjedhjet lokale do të kishin shpëtuar këtë koalicion. “Por, për këtë nismë është vonë. Dhe për këtë nismë nuk do të kishte dakordësi nga partitët tjera, edhe shqiptare edhe maqedonase” shtoi Mexhiti.
VLEN do të ketë kryetar dhe struktura si një parti e përbashkët politike brenda kësaj jave dhe për këtë Mexhiti tha se nuk është e rëndësishme emri i kryetarit por misioni dhe qëllimi.
“Kur dikush lëviz dhe prek, ka edhe kundër reagime” tha Mexhiti pa mos u fokusuar më shumë në këtë pjesë… “Kur dikush kalkulon, dikush tjetër nuk do të rrijë duarkryq” shtoi Mexhiti.
Lidhur me emërimin e Petar Bogoevskit në krye të drejtorisë për programet arsimore evropiane, Mexhiti tha se kjo është një ngjarje që është lëshuar përshkak të diskutimeve brenda VLEN… “Edhe ato nuk mund të përzihen kur ne emërojmë ish-ushtarë dhe ish-komandantë nëpër institucione. Do e bisedojmë edhe këtë çështje. Nuk më vjen mirë që ai ka pasur deklarata edhe kundër shqiptarëve” tha Mexhiti.
Mexhiti tha qeveria ka investuar dhe ka punuar edhe për shqiptarët. /Telegrafi/
Mexhiti: Me ASH do të bashkëpunojmë vetëm nëse është nevojë kombëtare për ndonjë komunë appeared first on Telegrafi.