
Sot bëhen një muaj nga tragjedia në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 61 persona dhe rreth 200 u lënduan. Kjo është fatkeqësia më e madhe që nga pavarësia e vendit.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se gjatë viteve të fundit ka pasur gabime dhe lëshime sistematike, për këtë arsye hetimi deri më tani ka përfshirë gjithsej mbi 60 persona fizikë dhe tre persona juridikë, përfshirë pronarin e diskotekës, kryetarët aktualë dhe ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, ish-ministrat e ekonomisë, ish-drejtorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, si dhe zyrtarë policorë.
Hetimi është ende në vazhdim, ndërsa deri më tani janë bërë një numër i madh kontrollesh, janë marrë në pyetje dëshmitarët dhe janë mbledhur mbi një mijë prova materiale.
Dje me urdhër të prokurorit ka filluar ndalimi i shtatë policëve të tjerë dhe sot pritet të sillen para gjyqtarit për procedurë paraprake.
Prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski nuk e përjashton mundësinë që më shumë persona të mbahen në paraburgim deri në përfundimin e hetimeve./Telegrafi/
Një muaj nga tragjedia në Koçan, hetohen 60 persona fizikë dhe tre juridikë appeared first on Telegrafi.