
Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi, ka reaguar ashpër ndaj incidentit të ndodhur në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4, ku banori Jozef Marku goditi fizikisht Besart Kelmendin, i njohur ndryshe si Gjesti.
Lajçi, i cili prej kohësh ka treguar mbështetje publike për Gjestin, e ka cilësuar veprimin e Jozit si të papranueshëm dhe të turpshëm, duke e quajtur atë “psikopat që këndon në dasmat tona”.
Në një postim të gjatë dhe emocional, ai ka reaguar ndaj Jozef Markut duke thënë:
“Ti paske qenë burrë legen… fjalë e pistë që e vjelli goja jote, qysh atë ditë kur një djalosh e quajte ‘kopil shkine’,” ka shkroi ai, duke iu referuar një momenti të mëhershëm brenda shtëpisë së BBVA.
“Çfarë veriori je ti, more Jozef Marku? Çfarë malsori je ti, kur gjithë fuqinë tënde e zbrazë në fytyrën e një fëmiu që kurrë s’të shau, kurrë s’të ofendoi… Trimërinë e tregove ndaj një fëmije duke shfaqur fytyrën tënde prej krimineli!”, ka vazhduar ai.
“Ti hyre si psikopat e psikopat i fëlliqur dole, duke “vrarë” një djalosh që të mundi me lojën e vet rinore“.
“Besart Kelmendi, tani po të them me zemër: jam me ty dhe për ty! Ti je fituesi i kësaj loje, nëse ka nder në zemrat e shqiptarëve e vërtetësi në BBVIP 3!”, ka thënë aktori.
“Hyre si psikopat e dole si psikopat i fëlliqur”, Çun Lajçi i reagon ashpër Jozit pasi e goditi Gjestin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.