
Ngjarja që bëri bujë në rrjetet sociale, ku reperi Gjesti u përfshi në një incident fizik ku Joz Marku e goditi me shuplakë ka marrë vëmendjen edhe të mediave të huaja.
Mediumi zviceran ‘20 minuten’ citon gazeten online Reporteri.net për arrestimin e Joz Markut.
“Bujë në ‘Big Brother VIP Albania’. Jozefin Marku u përjashtua nga shtëpia në gjysmëfinale të shtunën. Teksa u largua, i dha një shuplakë të fortë kandidatit Gjesti. Policia e arrestoi Markun”, shkruhet në artikullin e 20 Minuten, duke e përshkruar ngjarjen si të pazakontë për një spektakël televiziv.
Për shpullën ndaj Gjestit shkruan edhe gazeta e madhe zvicerane / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.